
Një pako e dyshimtë e shoqëruar me fitil, e dyshuar eksploziv, u gjet mëngjesin e kësaj të enjteje në një lokal në qytetin e Vlorës.
Bëhet fjalë për lokalin në pronësi të Adriatik Brahimaj, e cila u pikas nga familjarët e tij në momentin që kishin shkuar për ta hapur.
Por mësohet se Brahimaj, në muajin nëntor të vitit të kaluar i kanë plagosur edhe djalin.
Nuk dihet nëse pakoja e sotme ka lidhje me plagosjen e të riut apo ndonjë konflikt tjetër, ndërkohë që hetimet janë në vijim.
Zbulimi u bë në orën 07.20 të mëngjesit të kësaj të enjteje, në lagjen “Pavarësia” Vlorë në hyrjen e lokalit “BSB bar”, në rrugën e “Çipajve”.
Menjëherë pas kësaj u njoftua policia, e cila po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Paraprakisht mendohet se pakoja ka qenë një paralajmërim dhe kërcënim për Brahimaj, i cili po merret në pyetje për konflikte të mundshme që mund të ketë patur.
Sakaq grupi hetimor me ekspertët përkatës po kryejnë veprimet e mëtejshme për zbulimin dhe përcaktimin e lëndës së dyshimtë në pako. /a.y/noa.al
I vihet eksploziv një lokali në Vlorë, nuk shpërthen
I vendosën pako me eksploziv në derën e lokalit, kush është i zoti
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





