Transmetuar më 31-01-2019, 08:21
Pamje nga lokali ku u gjet pakoja e dyshimte

Një lokali në lagjen “Pavarësia” të Vlorës, i është vendosur eksploziv gjatë natës.

Ka qenë i zoti i lokalit bar-kafe, ai i cili ka pikasur pakon e dyshimtë mëngjesin e sotëm, duke lajmëruar policinë.

Nga ndërhyrja e uniformave blu, u konstatua një pako me një sasi të konsiderueshme lënde plasëse, e dyshuar tritol.

Fatmirësisht lënda plasëse nuk ka shpërthyer në momentin e hapjes së lokalit, duke parandaluar ngjarjen e rëndë.

Në vendin e ngjarjes ndodhet policia, e cila po heton për zbardhjen e rrethanave.

Sakaq pritet të bëhet këqyrja e kamerave të sigurisë të ambienteve përreth, për të zbuluar më shumë mbi autorët. /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd