
Dalin detaje të reja lidhur me pakon me eksploziv të vendosur në derën e një lokali në Vlorë.
Mësohet se i zoti i bar-kafesë “BSB bar”, është Adriatik Brahimaj.
Kanë qenë familjarët e Brahimaj, ata të cilët në momentin që kanë shkuar pëe të hapur lokalin kanë gjetur pakon e dyshimtë, të lidhur me një fitil.
Zbulimi u bë në orën 07.20 të mëngjesit të kësaj të enjteje, në lagjen “Pavarësia” Vlorë në hyrjen e një lokali në rrugën e “Çipajve”.
Menjëherë pas kësaj u njoftua policia, e cila po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Paraprakisht mendohet se pakoja ka qenë një paralajmërim dhe kërcënim për Brahimaj, i cili po merret në pyetje për konflikte të mundshme që mund të ketë patur.
Sakaq grupi hetimor me ekspertët përkatës po kryejnë veprimet e mëtejshme për zbulimin dhe përcaktimin e lëndës së dyshimtë në pako. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





