Transmetuar më 28-01-2019, 11:28
Elida Cani, Defrim Kurti

Zbulohen të tjera detaje lidhur me krimin e rëndë për nder gjatë kësaj të premteje në fshatin Bastar i Mesëm në Tiranë, ku Esat Cani 31 vjeç, vrau të dashurin e motrës, Arben Gjeci 34 vjeç.

Gjithçka ndodhi pasi e reja Elida Cani, 20 vjeçe, dyshohet se kishte krijuar një lidhje jashtë kurorës, pavarësisht se ishte e martuar me 29-vjeçarin Dëfrim Kurti.

Teksa sot Esati u la në burg nga gjykata, ndërsa Elida me të shoqin në arrest shtëpie, dalin detaje nga dëshmitë e dhënë në polici.

Pas mohimit të fillimit, Esati ka pohuar krimin, duke thënë se gjatë së premtes e ka ruajtur gjatë gjithë kohës Arbenin, i cili punonte me furgon.

Ai ka thënë se në mbrëmje e kishte parë në lokal me kunatin Dëfrimin, por kur ky i fundit iku në një lokal tjetër, Arbeni ishte drejtuar për nga shtëpia e motrës.

“I kapa bashkë në kasolle, humba toruan dhe e godita”, ka treguar Esati.

Elida Cani, Esat Cani

Elida Cani, Esat Cani

Edhe Elida gjatë marrjes në pyetje ka pohuar se Arbenin e vrau i vëllai.

Po ashtu ajo ka treguar se ishte e lidhur prej disa muajsh me 34-vjeçarin dhe se mbrëmjen e së premtes e kishin lënë për tu takuar.

Ajo ka treguar se i shoqi nuk ishte në shtëpi, ndërkohë që vjehrrin dhe vjehrrën i kishte zëmë gjumi.

“U mundova të anuloja takimin, por Arbeni nuk pranoi dhe këmbënguli që të takoheshim”, ka thënë e reja.

Sakaq Dëfrimi ka treguar se pas krimit e kishte marrë në telefon e shoqja, Elida duke i treguar çfarë kishte ndodhur.

Pasi e pyeti nëse prindërit kishin mësuar gjë, së bashku e nxorën trupin në rrugë, duke inskenuar se Arbeni ishte rrëzuar dhe plagosur. /a.y/noa.al

Krimi për nder në Tiranë, çfarë tha në polici e reja e akuzuar për tradhti

Krimi për nder, vëllai e gjeti motrën me të dashurin në kasolle

“Burg” për djalin që vrau të dashurin e motrës, “arrest shtëpie” për të renë dhe burrin e saj

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd