
“Arben Gjeçi më dilte në rrugë dhe më ngacmonte, unë nuk kisha asnjë lidhje me të”.
Kështu është shprehur në polici 20-vjeçarja Elida Cani, e cila akuzohet se me viktimën 34 vjeç, kishte një lidhje jashtëmartesore.
Madje e reja ka thënë në polici se Arbeni i kishte kërkuar lidhje të fshehtë, madje i kishte dërguar edhe mesazhe, por ajo nuk e ka pranuar asnjëherë.
20-vjeçarja ka thënë se ndonëse mund të ketë pasur ndonjë problem me të shoqin, kurrsesi nuk ka pasur lidhje me Gjeçin.
Ndërkohë vëllai i saj, Esat Cani, i cili dyshohet të jetë dhe autori i krimit, ka thënë para hetuesve se burri i motrës, Dëfrim Kurti, i ishte ankuar se motra e tradhtonte.
Ai ka thënë se nuk dyshonte për këtë gjë, por gjithsesi e mbajti të motrën nën vëzhgim.
“Nuk e di çfarë ndodhi atë natë, por nuk isha unë personi që vrau Arben Gjeçin”, ka thënë Esati.
Krimi ndodhi këtë të premte më fshatin Bastar i Mesëm në Tiranë, ku viktima Arben Gjini, gjeti vdekjen në Spitalin e Traumës si pasojë e plagëve të marra kryesisht në kokë, ndërsa fillimisht u përfol si ngjarje aksidentale.
Por hetimet e policisë dyshojnë se krimi ka ndodhur për nder, pasi i dyshuari mendohet kishte lidhje me një 20-vjeçare të martuar.
Kështu si i dyshuar për ngjarjen u arrestua vëllai i së resë Esat Cani 31 vjeç, bashkëshorti i saj Dëfrim Kurti 29 vjeç, si dhe 20-vjeçarja Elida Cani për veprime që pengojnë zbardhjen e së vërtetës.
Dyshohet se krimi ka ndodhur pasi e reja kishte dalë për të takuar Gjinin, me të cilin dyshohet se kishte një lidhje jashtëmartesore.
Në atë moment ajo është ndjekur dhe ruajtur nga i vëllai dhe i shoqi, ku teksa janë kapur mat, Cani ka nisur të qëllojë me sende të forta ndaj personit që kishte cenuar nderin e familjes, duke i shkaktuar plagë të rënda. Ishte bashkëshorti i së resë i cili dyshonte se e shoqja e tradhtonte dhe në këto kushte i kishte treguar kunatit, duke vendosur që të ndjekin të renë. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd







