Transmetuar më 28-01-2019, 10:59
Elida Cani, Defrim Kurti

Kanë dalë sot para Gjykatës së Krimeve të Rënda tre të rinjtë e akuzuar për krimin e të premtes që lamë pas, në fshatin Bastar i Mesëm, Tiranë.

“Arrest me burg” është vendosur gjykata për 31-vjeçarin Esat Cani, i cili dyshohet se qëlloi me levë hekuri në kokë, të dashurin e motrës, Arben Gjeci 34 vjeç, baba i tre fëmijëve. Ndërkohë “arrest shtëpie” është vendosur për 20-vjeçaren Elida Cani dhe bashkëshortin e saj Dëfrim Kurti 29 vjeç.

Ishte Dëfrim Kurti ai që dyshonte se e shoqja e tradhtonte dhe për këtë kishte vënë në dijeni kunatin. Gjithçka për shkak se në telefonin e Elidës, kishte parë mesazhe intime mes saj dhe Gjecit.

Esat Cani, i cili dyshohet të jetë dhe autori i krimit, ka thënë para hetuesve se burri i motrës, Dëfrim Kurti, i ishte ankuar se motra e tradhtonte.

Ai ka thënë se nuk dyshonte për këtë gjë, por gjithsesi e mbajti të motrën nën vëzhgim.

Krimi ndodhi këtë të premte më fshatin Bastar i Mesëm në Tiranë, ku viktima Arben Gjini, gjeti vdekjen në Spitalin e Traumës si pasojë e plagëve të marra kryesisht në kokë.

Si të dyshuar për vrasjen u vu në pranga vëllai i së resë Esat Cani 31 vjeç, bashkëshorti i saj Dëfrim Kurti 29 vjeç, si dhe 20-vjeçarja Elida Cani për veprime që pengojnë zbardhjen e së vërtetës.

Dyshohet se krimi ka ndodhur pasi e reja kishte dalë për të takuar Gjinin, me të cilin dyshohet se kishte një lidhje jashtëmartesore, në një kasolle, ku dhe janë kapur mat. /a.y/noa.al

Krimi për nder në Tiranë, çfarë tha në polici e reja e akuzuar për tradhti

Esat Cani

Esat Cani

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd