
Dalin detaje të reja lidhur me krimin e rëndë të ndodhur në familje në orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne.
Majlind Lila shkoi në banesën e dy bashkëshortëve Bujar Mata 63 vjeç dhe Xhevahire Mata 52 vjeçe, duke i vrarë me armë zjarri, ndërsa më tej i dha fund dhe jetës.
Paraprakisht dyshohet se krimi erdhi pas konflikteve që zgjasnin prej disa kohësh, për shkak se Lala ishte divorcuar nga vajza e çiftit Mata, Nevila.
Mësohet se kjo e fundit prej kohësh jeton në Suedi, teksa ishte divorcuar me Lalën. Pikërisht konfliktet lidhur me divorcin, kanë ndezur gjakrat e Lilës, i cili duket se ka pasur konflikte të vazhdueshme me prindërit e ish-gruas, aq sa mëngjesin e sotëm ka shkuar i armatosur në banesën e tyre dhe i kavrarë.
Lidhur me ngjarjen policia tha se në orën 06:56 të mëngjesit të sotëm, në rrugën “Kristaq Mone” në Unazën e Re,janë gjetur në banesë të vrarë me armë zjarri shtetasit Bujar Mata, 63 vjeç dhe Xhevahire Mata, 52 vjeçe.
Poshtë ballkonit të banesës së dy bashkëshortëve, është gjetur i dëmtuar dhëndëri i tyre, Majlind Lila, i cili është transportuar për ndihmë mjekësore në spital ku dhe ka ndërruar jetë.
Ka qenë një fqinj i viktimave ai që ka lajmëruar policinë, e cila ka mbërritur në vendin e krimit. Aktualisht po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. /a.y/noa.al
Krimi në familje në Tiranë, dalin identitetet e tre viktimave
Krim në familje në Tiranë, dhëndri vret vjehrrin dhe vjehrrën, i jep fund dhe jetës
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd








