Transmetuar më 14-01-2019, 08:16
Pamje nga vendi i ngjarjes

Dalin identitetet e tre viktimave të krimit në familje të ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Tiranë.

Ata janë dy bashkëshortët Bujar Mata, dhe Xhevahire Mata, si dhe i dyshuari për krimin i cili i dha fund dhe jetës, dhëndri i tyre Majlind Lila.

Policia bën me dije se ngjarja ndodhi në orën 06:56, në rrugën “Kristaq Mone” ku janë gjetur në banesë të vrarë me armë zjarri shtetasit Bujar Mata, 63 vjeç dhe Xhevahire Mata, 52 vjeçe.

Poshtë ballkonit të banesës së dy bashkëshortëve, është gjetur i dëmtuar dhëndëri i tyre, Majlind Lila, i cili është transportuar për ndihmë mjekësore në spital ku dhe ka ndërruar jetë.

Ka qenë një fqinj i viktimave ai që ka lajmëruar policinë, e cila ka mbërritur në vendin e krimit.

Aktualisht po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd