Transmetuar më 14-01-2019, 07:56
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një krim në familje është shënuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Tiranë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në zonën e Unazës së Re, ku flitet për ekzekutim me armë zjarri.

Paraprakisht dyshohet se dhëndri ka vrarë vjehrrin dhe vjehrrën, për ti dhënë fund edhe jetës së tij.

Nuk dihen ende shkaqet e krimit, për shkak se ngjarja nuk ka shumë që ka ndodhur.

Viktimat janë dy bashkëshortët Bujar Mata 63 vjeç, dhe Xhevahire Mata 52 vjeçe, si dhe i dyshuari për krimin i cili i dha fund dhe jetës, dhëndri i tyre Majlind Lila.

Në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia, e cila po heton për të zbuluar gjithë sa ka ndodhur. /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd