Transmetuar më 11-01-2019, 10:35

Teksa situata paraditen e sotme te Fakulteti Ekonomik, është tensionuar mes studentëve dhe policisë, në mbështetje të të rinjve ka shkuar deputeti demokrat Luçiano Boçi.

Të rinjtë kanë thirrur në kor “Largohuni! Largohuni!”

Nga ana e tij deputeti demokrat ka përsëritur se ështrë në funksionin e tij.

“I kërkova policisë të paraqiste dokumentin me anë të cilit justifikon ardhjen. Studentët mund të vazhdojnë. Ne kemi ardhur të largojmë policinë”, u shpreh Boçi.

Paraditen e sotme pati momente tensioni dhe përplasje fizike mes studentëve të Fakultetit të Ekonomisë, policisë private dhe asaj të shtetit.

Gjithçka teksa studentët nuk janë lejuar që të futen brenda godinës së fakultetit Ekonomik, për të vijuar ngujimin e tyre.

Të rinjtë arritën të depërtojnë brenda fakultetit, ku pritet të vijojnë ngujimin.

Studentët që kaluan natën brenda godinës, dolën në mëngjes jashtë duke krijuar një barrikadë te dera hyrëse, për të mos lejuar pedagogët e dekanin që të futen brenda.

Por në momentin që kanë tentuar të hyjnë brenda, nuk janë lejuar të futen, deri në momentin e konfrontimit fizik dhe depërtimit brenda. Studentët akuzojnë efektivët e policisë se i kanë qëlluar.

Sakaq edhe një grup studentësh të Fakultetit të Drejtësisë, e kaluan natën të ngujuar brenda ambienteve të shkollës. /a.y/noa.al

Përplasje fizike mes policisë dhe studentëve te Ekonomiku, tensionohet situata

Studentët vijojnë të ngujuar, policia largon “barrikadën” me karrige e tavolina