Transmetuar më 11-01-2019, 07:58

Një grup studentësh të Fakultetit të Drejtësisë, e kanë kaluar natën të ngujuar brenda ambienteve të shkollës.

Por gjatë natës mes të enjtes dhe të premtes, ka pasur disa momente tensioni mes tyre dhe punonjësve të policisë private.

Gjithçka teksa punonjësit e policisë private kanë larguar karriget e tavolinat, të cilat studentët i kishin vendosur si barrikadë në mënyrë që të mos lejohet hyrja nëpër klasa.

Pas heqjes së bangave, studentët kanë vijuar të qëndrojnë të ngujuar, ku dhe kanë kaluar natën.

Po ashtu edhe një grup studentësh të Fakultetit Ekonomik, e kanë kaluar natën të ngujuar. /a.y/noa.al