Transmetuar më 08-01-2019, 12:11

Studentët e kanë zhvendosur protestën e sotme nga Kryeministria drejt ambasadës amerikane.

Ata shprehen se marshimi i tyre bëhet në mënyrë simbolike dhe se më tej do të rikthehen sërish te Kryeministria.

“Ne jemi këtu për ti bërë thirrje ambasadës amerikane se ka ardhur koha për ti dhënë një dritë të re shqiptarëve dhe Shqipërisë”, tha një prej studentëve.

Të rinjtë kërkuan mbështetjen e ambasadës së SHBA, ndaj kauzës së tyre studentore.

Sakaq studentët hodhën tymuese gjatë marshimit drejt ambasadës, ku qëndruan afro gjysmë ore.

Të rinjtë thonë se nuk do ti ndalin protestat dhe se nuk u mjafton vendimi i Këshillit të Ministrave, duke kërkuar votim në Kuvend të kërkesave të tyre.

Ata thonë se vendimi i Këshillit të Ministrave vlen vetëm për këtë vit, ndaj dhe nuk kanë siguri. /a.y/noa.al

Studentët në ditën e dytë të protestës për këtë vit, mblidhen para Kryeministrisë

Studentët të ndarë, një pjesë në mësim, të tjerët bojkot