Transmetuar më 08-01-2019, 09:38
Pamje nga mbyllja me kyç në fakultete, gjatë ditës së hënë

Protesta e studentëve e rinisur këtë të hënë pas ndërprerjes disa ditore me rastin e festave të fundvitit duket e paqartë.

Kjo pasi një pjesë e studentëve të Universitetit Politeknik kanë zhvilluar një orë mësimi ditën e sotme, ndërsa më tej janë shpërndarë për shkak të numrit të ulët të tyre.

Sakaq edhe në Universitetin Bujqësor, disa klasa me një numër të reduktuar studentësh kanë zhvilluar mësim.

Sakaq po te Bujqësori një grup studentësh i kanë vënë drynin derës, por janë përballur me policinë.

Një efektiv policie i është afruar një studenti, duke i thënë se do e raportojë për shoqërim.

“Ti mund të protestosh sa të duash, por të kyçësh derën është e kundraligjshme”, i ka thënë polici të riut.

Ndërkohë gjatë protestës së djeshme studentët thanë se nuk do të ndalin protestat dhe se nuk u mjafton vendimi i Këshillit të Ministrave, duke kërkuar votim në Kuvend të kërkesave të tyre. /a.y/noa.al

Shoqerimi i studentit on Vidnews.