Transmetuar më 08-01-2019, 11:21

Studentët janë mbledhur në ditën e dytë të protestës për këtë vit, para Kryeministrisë.

Bëhet fjalë për një numër të reduktuar të rinjsh, në raport me ditët e kaluara.

Sakaq një pjesë e studentëve janë rikthyer në fakulteteve të tyre, ku një pjesë kanë vijuar mësimin, duke u druajtur se mos humbasin vitin akademik.

Ndërkohë gjatë protestës së djeshme studentët thanë se nuk do të ndalin protestat dhe se nuk u mjafton vendimi i Këshillit të Ministrave, duke kërkuar votim në Kuvend të kërkesave të tyre.

Ata thonë se vendimi i Këshillit të Ministrave vlen vetëm për këtë vit, ndaj dhe nuk kanë siguri. /a.y/noa.al