Transmetuar më 03-01-2019, 11:08

Dalin detaje të reja lidhur me krimin e dyfishtë në familje, të ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në Ballsh të Mallakastrës.

34-vjeçari Gazmend Musta vrau me thikë bashkëshorten e tij Gentiana Caushaj 31 vjeçe dhe motrën e kësaj të fundit, Merisa Caushaj 18 vjeçe.

Gjatë marrjes në pyetje në polici, Gazmendi ka dhënë edhe dëshminë e tij gjatë ngjarjes.

“Gentiana më kërkoi që të shkonte te prindërit, por nuk e lejova, pasi nuk shkoja mirë me ta”, ka thënë 34-vjeçari në polici.

Ngjarja e rëndë ndodhi teksa i dyshuari ndodhej në gjendje të dehur, ndërsa në banesë ndodheshin dy fëmijët e çiftit 3 dhe 7 vjeç.

Gazmendiprej pak kohësh ishte kthyer nga Greqia për festa, ndërsa pasditen e djeshme kishte qenë tek prindërit e tij në Drenovë, ku më tej u kthye në banesë në gjendje të dehur.

Situata duket se u tensionua, pasi gruaja i kërkoi të shoqit që të mos pinte më alkool dhe po ashtu, i kishte kërkuar që të shkonte tek prindërit, duke qenë se ishte periudhë festash. Por ai i ishte kthyer duke i thënë "Jam unë burri i shtëpisë dhe do bëhet ç’të them unë".

Gramozi në fillim ka qëlluar gruan me thikë, por teksa kunata ka ndërhyrë për të mbrojtur motrën, e vrau edhe atë. /a.y/noa.al

Vrau gruan dhe kunatën, si ndodhi krimi i dyfishtë në familje

Burri i dehur vret gruan dhe kunatën, dalin emrat

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd