
Një krim i rëndë familjar ka ndodhur në Ballsh në këtë fillimvit.
Ngjarja e rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur gjatë pasdites së sotme.
Dyshohet se Gazmend Musta 34-vjeç, ka vrarë gruan 31-vjeçare Gentiana Caushaj dhe motrën e saj, 18-vjeçare, Merisa Caushaj.
Si ndodhi ngjarja?
Autori i dyshuar kishte thirrur motrën e gruas për drekë, por më pas gruaja e 34-vjeçarit i ka kërkuar bashkëshortit që të shkojë bashkë me motrën të prindërit e saj.
Këtu dyshohet se ka lindur konflikt dhe pas përplasjes dhe debatit verbal, autori i cili dyshohet se ka qenë në gjendje të dehur, ka masakruar gruan dhe kunatën me thikë.
Në banesë në momentin e krimit mësohet se kanë qenë dhe dy fëmijët e mitur të çiftit.
Mësohet se i dyshuari është arrestuar nga Policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes për të zbuluar shkaqet e këtij krimi makabër. /a.k/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





