




Një krim i dyfishtë në familje u shënua në orët e vona të pasdites së kësaj të mërkure, në Ballsh.
Një 34-vjeçar Gazmend Musta, vrau me thikë të shoqen Gentiana Caushaj 31 vjeçe dhe motrën e saj, Merisa Caushaj 18 vjeçe.
Ngjarja e rëndë ndodhi pas një konflikti në familje, ku i dyshuari ndodhej në gjendje të dehur.
Situata duket se u tensionua, pasi gruaja i kishte kërkuar të shoqit që të mos pinte më alkool dhe po ashtu, i kishte kërkuar që të shkonte tek prindërit, duke qenë se ishte periudhë festash.
Gazmendi në fillim ka qëlluar gruan me thikë, por teksa kunata ka ndërhyrë për të mbrojtur motrën, e vrau edhe atë.
Musta ishte emigrant në Greqi, dhe prej pak ditësh ishte kthyer për festa.
Ai dhe Gentiana ishin prindër të dy fëmijëve, të cilët kanë qenë në banesë në momentin e krimit. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





