Transmetuar më 18-12-2018, 13:17

Kryeministri Edi Rama në takimin e mbajtur ditën e sotme me një grup studentësh të Universitetit Bujqësor dhe një përfaqësi pedagogësh, deklaroi prerazi se do të ketë reduktim të tarifave.

Madje ai u zotua se në muajin janar “Do të paguani vetëm 50% të tarifës për nivelin bachelor”.

Ai iu drejtua studentëve se nëse drejtuesit e universiteteve do të kërkojnë më shumë, le ti drejtohen direkt atij.

“Ja ku e keni premtimin e parë. Unë jam këtu me zë dhe me figurë dhe po ua them qartë. Paratë universiteteve për tarifat tuaja, do ti japim ne, qeveria”, deklaroi Rama.

Më herët Rama tha se kush merr 9 dhe 10 shteti ja paguan 100% tarifën, ndërsa atyre marrin 8-9 duhet paguar më shumë se 50% e saj.

Në këtë drejtim shtoi se gjithë studentëve që vijnë nga familjet në nevojë do ju paguhet 100% e tarifës.

Ai tha se studentët e ekselencës cilësohen ata me mesatare 10 absolut ku janë rreth 100 të tillë, duke sugjeruar që kjo kategori të zgjerohet për nxënësit nga 9-10.

Sipas kreut të qeverisë, këtyre nxënësve jo vetëm do ju paguhet tarifa por do ju jepet një bursë vjetore për shpenzimet e vogla.

Ndërsa për nxënësit me 4 dhe 5, tha se do të ketë përgjysmim tarife me afat, për ti shtyrë të dalin nga kjo situatë dhe se kush do të mos përmirësohet le të rrijë dhe të paguajë tarifën e plotë.

Në këtë drejtim shtoi se, “Të të paguajë shoqëria ty që të marrësh 4 e 5, ti bartësh provimet 10 vjet e në fund mos të dallosh farën e grurit nga veza, e të bëhesh doktor. Për këtë duhet komunikimi, se nuk dalë në ballkon të them që tarifat do përgjysmohet”. /a.y/noa.al

Rama: Kategoritë e studentëve që do ju hiqet tarifa, 4 dhe 5 do kenë përgjysmim me afat

Studentja e Bujqësorit: S’na thanë që do vinit, braktis mbledhjen! Rama: Po shkatërroni, atë që krijuat vetë