Transmetuar më 18-12-2018, 10:59

Në takimin e sotëm me studentët e Universitetit Bujqësor, Kryeministri Edi Rama, iu përgjigj interesit të të rinjve lidhur me tarifat e studimir.

Rama tha se kush merr 9 dhe 10 shteti ja paguan 100% faturën, ndërsa atyre marrin 8-9 duhet paguar më shumë se 50% e saj.

Në këtë drejtim shtoi se gjithë studentëve që vijnë nga familjet në nevojë do ju paguhet 100% e tarifës.

Ai tha se studentët e ekselencës cilësohen ata me mesatare 10 absolut ku janë rreth 100 të tillë, duke sugjeruar që kjo kategori të zgjerohet për nxënësit nga 9-10.

Sipas kreut të qeverisë, këtyre nxënësve jo vetëm do ju paguhet tarifa por do ju jepet një bursë vjetore për shpenzimet e vogla.

Ndërsa për nxënësit me 4 dhe 5, tha se do të ketë përgjysmim tarife me afat, për ti shtyrë të dalin nga kjo situatë dhe se kush do të mos përmirësohet le të rrijë dhe të paguajë tarifën e plotë.

Në këtë drejtim shtoi se, “Të të paguajë shoqëria ty që të marrësh 4 e 5, ti bartësh provimet 10 vjet e në fund mos të dallosh farën e grurit nga veza, e të bëhesh doktor. Për këtë duhet komunikimi, se nuk dalë në ballkon të them që tarifat do përgjysmohet”. /a.y/noa.al

Studentja e Bujqësorit: S’na thanë që do vinit, braktis mbledhjen! Rama: Po shkatërroni, atë që krijuat vetë