



Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, ka konfirmuar në detyrë kreun e Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori, i cili iu nënshtrua procesit të vetingut.
Vendimi u dha mesditën e sotme nga trupa gjykuese e përbërë nga Olsi Komici, Pamela Qirko dhe Roland Ilia.
Në seancën dëgjimore të mbajtur pak ditë më parë, Zaganjori tha përpara Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, se nuk ka përfituar asnjë cent në mënyrë korruptive.
Zaganjori preferoi të mbrohej vetë para trupit gjykues, ndërsa deklaroi se ka firmosur me mijëra shkresa, por nuk ka asnjë përfitim të dyshimtë.
“Kam 40 vite punë, kam firmosur me mijëra vendime dhe nuk kam përfituar asnjë cent në mënyrë korruptive”, deklaroi kryetari i Gjykatës së Lartë.
Ai tha për mediat se drejtimin e Gjykatës së Lartë e ka marrë si sfidë, duke ditur që atje kishte probleme. /a.y/noa.al
Xhezair Zaganjori në “sitën” e vetingut: S’kam përfituar asnjë cent në mënyrë korruptive
Vettingu për kreun e Gjykatës së Lartë, KPK: Shmangu taksat, ka fshehur vlerën e apartamenteve!
Vettingu, kreu i Gjykatës së Lartë sot para KPK, si ka ndryshuar pasuria e tij ndër vite
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





