Transmetuar më 20-07-2018, 15:38
Zhezair Zaganjori në KPK

Kryetari i Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori tha përpara Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, se nuk ka përfituar asnjë cent në mënyrë korruptive.

Zaganjori preferoi të mbrohej vetë para trupit gjykues, ndërsa tha se ka firmosur me mijëra shkresa, por nuk ka asnjë përfitim të dyshimtë.

“Kam 40 vite punë, kam firmosur me mijëra vendime dhe nuk kam përfituar asnjë cent në mënyrë korruptive"

Në përfundim të seancës dëgjimore, Zaganjori u tha gazetarëve se kishte mbështetur reformën në drejtësi e cila ka vend për përmirësim, dhe se drejtimin e Gjykatës së Lartë e kishte marrë si sfidë në karrierën e tij 40 vjeçare.

"Drejtimin e Gjykatës së Lartë e kam marrë si sfidë duke ditur qe atje kishte probleme. Mendoj se kam punuar me përkushtim dhe profesionalizëm", u shpreh Zaganjori.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit caktoi datën 24 korrik për dhënien e vendimit. /k.k/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd