

Kreu i komisionit parlamentar të Ligjeve, Ulsi Manja, kërkon votat e opozitës për të votuar në Kuvend projektligjin për magjistratët, për të cilin kërkohen 84 vota.
Duke folur nga ambientet e jashtme të Kuvendit, teksa mbahet seanca e fundit për këtë sesion, ai përjashtoi mundësinë e ekzistencës së një kolapsi në sistemin e drejtësisë.
Madje ai shtoi se projektligji për magjistratët është votuar njëherë me 84 vota në mandatin e kaluar dhe aktualisht duke qenë se dy organet reja të drejtësisë nuk janë krijuar ende për të bërë emërimin e magjistratëve të ri, propozimi i socialistëve synon që këtë ta bëjë direkt ligji në një dispozitë tranzitore.
“Ne nuk i kemi 84 vota, por kjo nuk na pengon që ne të shohin njëri-tjetrin ën sy dhe të themi disa të vërteta për reformën në drejtësi. Opozita nuk e kupton si duhet reformën në drejtësi. Çfarë e keqe mund ti vijë opozitës nga magjistratura. S’ka kolaps në sistemin e drejtësisë, Kushtetuta s’ka dhënë recetë për kapsllëkun e opozitës”, u shpreh Manja.
Megjithatë ai shtoi se mazhoranca do të presë me qetësi që opozita ta japë votën për shkollën e magjistraturës.
Sipas tij, nëse nuk e jep, atëherë do të pritet me qetësi ngritja e institucioneve që ka caktuar Kushtetuta. /a.y/noa.al
LSI ikën nga Kuvendi: Jemi në kolaps institucional, ligjin do e bëjnë bandat
Sot seanca e fundit e Kuvendit, ligjet që pritet të shtyhen për në shtator
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





