

Rreth orës 10.00 pritet të nisë seanca e fundit parlamentare, sa i takon këtij sesioni, ku më tej deputetët do të nisin pushimet.
Por ndërsa puna e Parlamentit do të rinisë sërish në javën e tretë të shtatorit, janë disa nga ligjet e rendit të ditës që do të shtyhen për në vjeshtë.
Më konkretisht tre prej projektligjeve në votim kërkojnë 84 vota dhe pikërisht ata pritet të shtyhen për në shtator.
Mes tyre është ligji për emërimin e magjistrave të rinj, ku Partisë Socialiste i duhen të tjera vota për të arritur 3/4.
Projektligji tjetër që pritet të shtyhet në shtator, janë edhe ndryshimet e propozuara në Kodin Rrugor, në të cilat parashikohet lehtësim i procedurave për marrjen e lejeve të drejtimet të huaja.
Projektligji i tretë që kërkon shumicë të cilësuar votash është edhe ai për Kodin Ajror, i cili gjithashtu pritet të shtyhet për në vjeshtë.
Por opozita pritet që edhe në këtë seancë të vijojë skenarin e saj, ku pas fjalëve të rastit, pritet të braktisë punimet.
Rendi i ditës
1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 19.7.2018 (neni 44, Rregullore).
2. Njoftimi i projektligjeve të depozituara në Kuvend (neni 44, pika 3 e Rregullores).
3. Projektligji “Për kontrollin shtetëror të transferimeve ndërkombëtare të mallrave ushtarake dhe të artikujve e teknologjive me përdorim të dyfishtë”.
4. Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”, të ndryshuar”.
5. Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 69/2012, “Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”.
6. Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”
(votim me shumicë prej 3/5 e të gjithë anëtarëve të Kuvendit).
7. Projektligji “Për denoncimin e marrëveshjes ndërkombëtare, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë, për bashkëpunimin financiar 2010, për projektin “Rifinancimi i ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në zonat urbane dhe rurale, faza e dytë”, ratifikuar me ligjin nr. 86/2015″ (votim me shumicë absolute).
8. Projektligji “Për denoncimin e marrëveshjes ndërkombëtare, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë, për bashkëpunimin financiar 2010, për projektin ‘Efiçenca energjetike përmes sektorit bankar’ ratifikuar me ligjin nr. 89/2015” (votim me shumicë absolute).
9. Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes financiare, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, të përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, dhe Cassa Depositi e Prestiti S.p.A., për programin e arsimit dhe formimit profesional nëpërmjet inovacionit” (votim me shumicë absolute).
10. Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së grantit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, për financimin e projektit “Hekurudhat shqiptare -rehabilitimi i linjës hekurudhore Tiranë -Durrës dhe ndërtimi i linjës hekurudhore për në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës”, në kuadër të grantit të investimit nga Fondi i Përbashkët Evropian i Ballkanit Perëndimor” (votim me shumicë absolute).
11. Projektligj “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim, për shtesën e financimit për projektin e modernizimit të asistencës sociale” (votim me shumicë absolute).
12. Projektligj “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim, për projektin e konektivitetit të rrugëve rajonale dhe lokale” (votim me shumicë absolute).
13. Projektvendim “Për miratimin e strukturës, organikës dhe kategorizimit të pozicioneve të punës të Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi” (votim me shumicë të thjeshtë).
14. Projektvendim “Për zgjatjen e afatit të veprimtarisë së komisionit të posaçëm të reformës zgjedhore” (votim me shumicë të thjeshtë )
15. Projektrezolutë “Për reformën e politikës shtetërore për diasporën” (votim me shumicë të thjeshtë).
16. Për votim:
-Projektligji “Për profesionin e avokatit në Republikën e Shqipërisë” (votim me shumicë të thjeshtë).
-Projektligji “Për një ndryshim dhe shtesë në ligjin nr. 8378, datë 22.7.1998 ‘Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë, të ndryshuar’” (votim me shumicë prej 3/5 e të gjithë anëtarëve të Kuvendit).
17. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës (neni 45, Rregullore).
Koha e diskutimeve deri në 60 minuta. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





