Transmetuar më 02-07-2018, 12:23

Nëna e autorit të dyshuar grabitjes së ndodhur në një dyqan në Elbasan mëngjesin e sotëm, thotë se djali i saj është me probleme mendore dhe prandaj e ka kryer aktin.

E pyetur nga gazetarët, ajo nuk jep shumë detaje në lidhje me ngjarjen, pasi shprehet se nuk ishte e pranishme, por thotë se i biri Irfan Halimllari, 50 vjeç, mund ti ketë qëlluar policët me gërshërë.

Ajo ka thënë se policët i gjetën lekët, por nuk i treguan se sa ishin.

“Nuk isha kur ndodhi ngjarja, se isha në punë, erdha me vonesë. Po më duket se ata e goditën më parë, kurse ai nuk e di. E goditi një polic, e shtrinë dhe e lidhën, gjaku shkonte lumë dhe e çuan në spital” ,ka treguar e moshuara për ‘Ora news’.

Gruaja ka zbuluar se djali i ka qëlluar me gërshërë efektivët. Ndërsa e pyetur nëse e dënon veprimin e të birit, e moshuara u shpreh se, “ Nuk ka qenë mirë. Ne kemi kaq vite që hamë tek ai dyqan. Ka një javë që ka kaluar, iku nga mendja, se jeton vetëm dhe pa drita. Edhe këtë shtëpinë ja bëri vjet qeveria. Mos ma torturojnë djalin, është njeri me probleme mendore, budalla është. Edhe ata e dinin që është i sëmurë, se do ta kishin vrarë me pistoletë”.

Grabitësi në Elbasan plagosi 3 policë me gërshërë, rindërtohet ngjarja

Policia e Elbasanit ka dalë me deklaratë lidhur me ngjarjen e ndodhur paraditen e sotme, ku pas një grabitje, u plagosën tre efektivë.

Bëhet me dije rreth orës 10:00, në lagjen ‘5 Maji’, në një dyqan ushqimor ka hyrë për të grabitur Irfan Halimllari, 50 vjeç, i cili ka marrë lekët e xhiros, rreth 20 mijë lekë të reja të dyqanit e më pas është larguar.

Me të marrë njoftimin, një patrullë e Policisë së Elbasanit ka shkuar në vendngjarje dhe ka konstatuar autorin me mjetin prerës në dorë.

I ndodhur në këto kushte, Halimllari ka tentuar të dëmtojë veten me mjetin prerës.

Punonjësit e patrullës kanë ndërhyrë për ta parandaluar dhe gjatë neutralizimit të autorit, janë lënduar 3 punonjësit e policisë, të cilët morën ndihmën mjekësore në spital.

Pas kësaj është ndaluar autori i ngjarjes. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua sasia e lekëve dhe një mjet prerës gërshërë.

Aktualisht grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. /a.y/noa.al

Grabitësi në Elbasan plagosi 3 policë me gërshërë, rindërtohet ngjarja

Plagosje pas grabitjes në Elbasan, të dëmtuarit dy efektivë policie

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd