Transmetuar më 02-07-2018, 11:22

Policia e Elbasanit ka dalë me deklaratë lidhur me ngjarjen e ndodhur paraditen e sotme, ku pas një grabitje, u plagosën tre efektivë.

Bëhet me dije rreth orës 10:00, në lagjen ‘5 Maji’, në një dyqan ushqimor ka hyrë për të grabitur Irfan Halimllari, 50 vjeç, i cili ka marrë lekët e xhiros, rreth 20 mijë lekë të reja të dyqanit e më pas është larguar.

Me të marrë njoftimin, një patrullë e Policisë së Elbasanit ka shkuar në vendngjarje dhe ka konstatuar autorin me mjetin prerës në dorë.

I ndodhur në këto kushte, Halimllari ka tentuar të dëmtojë veten me mjetin prerës.

Punonjësit e patrullës kanë ndërhyrë për ta parandaluar dhe gjatë neutralizimit të autorit, janë lënduar 3 punonjësit e policisë, të cilët morën ndihmën mjekësore në spital.

Pas kësaj është ndaluar autori i ngjarjes. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua sasia e lekëve dhe një mjet prerës gërshërë.

Aktualisht grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. /a.y/noa.al

Plagosje pas grabitjes në Elbasan, të dëmtuarit dy efektivë policie

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd