

Dy efektivë policie kanë mbetur të plagosur mëngjesin e sotëm në qytetin e Elbasanit.
Ngjarja e rëndë është shënuar në lagjen “5 Maji”, pas një tentative grabitje.
Mësohet se një person ka grabitur një dyqan duke marrë një shumë të konsiderueshme parash, ndërsa më tej është larguar menjëherë.
Por i zoti i dyqanit A.Kuka, ka lajmëruar menjëherë policinë, e cila ka shkuar në banesën e të dyshuarit.
Teksa tentohej ndalimi i tij, i dyshuari ka goditur me thikë dy policët, duke i lënë të plagosur.
Menjëherë pas kësaj ngjarje i dyshuari është vënë në prangat e policisë.
Lidhur me këtë rast hetimet janë në vijim për të zbuluar më shumë mbi gjithë sa ka ndodhur. /a.y/noa.al
Foto ilustruese
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





