
Presidenti Ilir Meta përshëndet aksionin e fundit të Policisë së Shtetit për kapjen e 613 kilogramë kokainë në portin e Durrësit.
Presidenti Meta nënvizon rrezikun kryesor që i vjen sigurisë kombëtare të vendit nga fuqizimi i krimit të organizuar dhe trafikut të drogës.
Ai kërkon thellim të mëtejshëm dhe intensifikim të bashkëpunimit të agjencive ligjzbatuese me partnerët ndërkombëtarë.
Presidenti përshëndet rolin e Anti-Mafias italiane dhe paralajmërimet e saj konsistente për rrezikun që i vjen, jo vetëm Shqipërisë dhe Italisë, por edhe rajonit, nga fuqizimi i krimit të organizuar.
Meta deklaron në mënyrë të përsëritur domosdoshmërinë për rritjen e kapaciteteve për forcimin e sigurisë së kufijve të vendit, veçanërisht të pikave të kalimit kufitar dhe inkurajon pastrimin e Policisë së Shtetit dhe gjithë agjencive ligjzbatuese nga elementët e inkriminuar, në funksion të përmbushjes me sukses të detyrimeve ligjore dhe kushtetuese. /a.y/noa.al
Sasia rekord e kokainës në Durrës, 2 në pranga, në kërkim porositësi i kontejnerit të bananeve
Kokaina rekord në Durrës e fshehur në kontenierin e bananeve, ishte nisur nga Kolumbia
Peshohet kokaina në portin e Durrësit, zbulohen detaje të tjera
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





