Transmetuar më 28-02-2018, 10:25

Lënda narkotike e llojit kokainë e sekuestruar mbrëmjen e djeshme në portin e Durrësit, ishte fshehur brenda një kamioni me banane.

Nga peshimi i lëndës narkotike rezultoi rreth 600 kilogramë kokainë, e cila kishte si destinacion Italinë.

Më konkretisht mësohet se kokaina vinte nga Kolumbia dhe kishte si destinacion Europën.

Mësohet se policia shqiptare është sinjalizuar nga vendet partnere si dhe agjencisë amerikane DEA, pas sinjalizimeve për ngarkesën e drogës.

Lënda narkotike pritej të transportohej për në vendet europiane si Itali, Gjermani dhe Holandë.

Policia ka vënë në pranga drejtuesin e mjetit, ndërsa ka shoqëruar disa persona që dyshohet se kanë pasur dijeni për sasinë e madhe të drogës.

Nga ana e policisë është arrestuar drejtuesi i kamionit, i cili para uniformave blu, ka thënë se nuk kishte dijeni që po transportonte drogë.

Aktualisht hetimet janë në vijim, për të zbuluar më shumë mbi këtë tentativë trafiku, teksa janë shoqëruar dhe persona të tjerë. /a.y/noa.al

Foto ilustruese

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd