Transmetuar më 28-02-2018, 09:27

Dalin detaje të tjera lidhur me sasinë e kokainës të kapur në portin e Durrësit, teksa ishte fshehur në një kamion.

Nga peshimi rezultoi se në kamionin i cili do të nisej drejt Italisë mbrëmjen e së mërkurës, u sekuestruan afro 600 kilogramë kokainë.

Paraprakisht dyshohet se lënda narkotike vinte nga Kolumbia dhe destinacioni përfundimtar ishte në tregun europian.

Por ishte kontrolli në port ai që zbuloi ngarkesën, për shkak se trafikantët ishin në përgjim.

Nga ana e policisë është arrestuatr drejtuesi i kamionit, i cili para uniformave blu, ka thënë se nuk kishte dijeni që po transportonte drogë.

Aktualisht hetimet janë në vijim, për të zbuluar më shumë mbi këtë tentativë trafiku. /a.y/noa.al

Bllokohet një sasi e madhe kokaine në portin e Durrësit

Foto ilustruese

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd