Transmetuar më 28-02-2018, 08:40

Një sasi e madhe kokaine është bllokuar nga policia në portin e Durrësit, gjatë mbrëmjes së të mërkurës.
Lënda narkotike ishte fshehur në një kamion, i cili do të nisej për në Itali.
Ka qenë kontrolli me skaner në mjet, ai që ka zbuluar lëndën narkotike, pesha e së cilës nuk bëhet me dije.
Sakaq nga ana e policisë, është bërë shoqërimi i drejtuesit të kamionit, për të zbuluar më shumë.
Aktualisht hetimet janë në vijim, për të zbuluar më shumë mbi këtë rast si dhe mbi personat e përfshirë. /a.y/noa.al
Foto ilustruese
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





