Transmetuar më 27-02-2018, 10:55

Mëngjesin e kësaj të shtune nuse e vjehërr, humbën jetën të përplasur nga një makinë në zonën e Golemit, ndërkohë që djali 8-vjeçar i viktimës mbeti i plagosur rëndë.

40-vjeçari Halil Rama gjatë marrjes në pyetje nga policia ka thënë se humbi kontrollin mbi makinë pasi goma e përparme e krahut të djathtë i shfaqi probleme në kthesë.

Për pasojë ai thotë se u përplas me mbrojtjen metalike të rrugës, duke bërë që automjeti të marrë përpara disa persona që ndodheshin anës rrugës.

“Gjithçka ndodhi shumë shpejt. Isha duke udhëtuar nga Durrësi në drejtim të Kavajës me shoqen time dhe te rrethrrotullimi te “Mali i Robit” bëra aksidentin. Mbaj mend që isha pak më shpejt se normalja, makina me preu djathtas. Kisha gomën e djathtë të përparme të rëndë dhe ndaj dola nga rruga duke u përplasur me barrierën metalike dhe më pas makina u batua me goma përpjetë”, është shprehur Rama.

Ai shton se automjeti ka bërë dy tre herë salto, duke përfunduar tek personat që ndodheshin anës rrugës. 40-vjeçari ka shprehur keqardhje për viktimat, duke shtuar se mbeti i shokuar për gjithë sa ndodhi.

Nga veprimet e ekspertëve rezulton se ai i jepte makinës mbi 130 kilometër, ndërkohë që ishte edhe pa patentë.

Në aksident humbi jetën 34-vjeçarja Edlira Pisku, vjehrri i saj 69-vjeçar Xhemil Pisku, ndërsa djali 8-vjeçar i gruas së ndjerë, mbeti vetëm i plagosur, pasi fatmirësisht djali i xhaxhait të tij që ndodhej mbas tij, e tërhoqi më tutje.

Viktima Edlira Pisku ishte nisur nga Golemi ku jetonte, për te familjarët e saj në Berat, pas një telefonate që kishte marrë për gjyshen e sëmurë.

Bashkë me të ishte edhe i vjehrri 69 vjeç Xhemil Pisku dhe djali i saj 8-vjeçar.

Fillimisht fajësia për aksidentin u mor nga 30-vjeçarja Ilda Parroj, e cila deklaroi në polici se ishte ajo që humbi kontrollin mbi mjetin tip “Toyota Corolla”, teksa viktimat kishin dalë anës rrugës për të pritur automjete të rastit.

Por hetimet e policisë së Kavajës, zbuluan se në të vërtetë 30-vjeçarja ishte pasagjere dhe se kishte dashur të mbronte mikun e saj Halil Koka, 40 vjeç, i cili rezultonte pa patentë.

Gjithçka u zbulua nga dëshmitarët në vendin e ngjarjes, të cilët thanë se në drejtimin e mjetit ndodhej një djalë.

Gjatë marrjes në pyetje 30-vjeçarja është detyruar të pranojë se ka qenë Koka ai i cili i ka kërkuar që të merrte përsipër fajësinë, duke i premtuar se do e lironte dhe se nuk do bënte burg. /a.y/noa.al

U përplasën për vdekje, kjo është nusja dhe vjehrri që vdiqën në aksident

Aksidenti me dy të vdekur në Golem, si e bindi shoferi të dashurën të merrte përsipër fajin

Aksidenti tragjik në Golem, zbulohen të tjera fakte të reja

Aksidenti me dy të vdekur dhe një të plagosur tek “Mali i Robit”, identifikohen viktimat

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd