Transmetuar më 25-02-2018, 11:42

Në fotografitë që shikoni janë dy viktimat e aksidentit tragjik të mëngjesit të së shtunës, ku një makinë përplasi për vdekje nuse e vjehërr në zonën e Malit të Robit në Golem.

Si pasojë e përplasjes gjeti vdekjen 34-vjeçarja Edlira Pisku dhe vjehrri i saj Xhemil Pisku, ndërkohë që mbeti i plagosur djali 8-vjeçar i së ndjerës.

Tre anëtarët e së njëjtës familje kishin dalë në rrugë dhe po prisnin automjetet e rastit për të shkuar në Berat, kur u përplasën nga makina e drejtuar nga 40-vjeçari Halil Koka.

Mësohet se dy viktimat do të përcillen ditën e sotme për në banesën e fundit, ndërkohë që fatmirësisht vogëlushi ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Viktima Edlira Pisku 34 vjeçe ishte nisur nga Golemi ku jetonte, për te familjarët e saj në Berat, pas një telefonate që kishte marrë për gjyshen e sëmurë.

Bashkë me të ishte edhe i vjehrri 69 vjeç Xhemil Pisku dhe djali i saj 8-vjeçar

Fillimisht fajësia për aksidentin u mor nga 30-vjeçarja Ilda Parroj, e cila deklaroi në polici se ishte ajo që humbi kontrollin mbi mjetin tip “Toyota Corolla”, teksa viktimat kishin dalë anës rrugës për të pritur automjete të rastit.

Por hetimet e policisë së Kavajës, zbuluan se në të vërtetë 30-vjeçarja kishte dashur të mbronte të dashurin e saj Halil Koka, 40 vjeç, i cili rezultonte pa patentë.

Gjithçka u zbulua nga dëshmitarët në vendin e ngjarjes, të cilët thanë se në drejtimin e mjetit ndodhej një djalë.

Gjatë marrjes në pyetje 30-vjeçarja është detyruar të pranojë se ka qenë Koka ai i cili i ka kërkuar që të merrte përsipër fajësinë, duke i premtuar se do e lironte dhe se nuk do bënte burg.

Por ndërsa është ballafaquar me dëshminë e Ildës dhe të dëshmitarëve të rastit, 40-vjeçari durrsak, ka pranuar fajësinë. Por pavarësisht kësaj edhe partnerja e tij, u vu nën akuzë për dëshmi të rremë. Mësohet se Halil Kokës, vetëm tre ditë më parë, policia i kishte bllokuar patentën për tejkalim shpejtësie. /a.y/noa.al

Aksidenti me dy të vdekur në Golem, si e bindi shoferi të dashurën të merrte përsipër fajin

Aksidenti tragjik në Golem, zbulohen të tjera fakte të reja

Aksidenti me dy të vdekur dhe një të plagosur tek “Mali i Robit”, identifikohen viktimat

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd