




Një tjetër aksidenti i përgjakshëm u shënua mëngjesin e kësaj të shtune në Golem, në zonën e Malit të Robit, ku një makinë përplasi për vdekje 34-vjeçaren Edlira Pisku dhe vjehrrin e saj, Xhemil Pisku 69 vjeç, ndërsa mbeti i plagosur rëndë djali 8-vjeçar i së ndjerës.
Fillimisht fajësia për aksidentin u mor nga 30-vjeçarja Ilda Parroj, e cila deklaroi në polici se ishte ajo që humbi kontrollin mbi mjetin tip “Toyota Corolla”, teksa viktimat kishin dalë anës rrugës për të pritur automjete të rastit.
Por hetimet e policisë së Kavajës, zbuluan se në të vërtetë 30-vjeçarja kishte dashur të mbronte të dashurin e saj Halil Koka, 40 vjeç, i cili rezultonte pa patentë.
Gjithçka u zbulua nga dëshmitarët në vendin e ngjarjes, të cilët thanë se në drejtimin e mjetit ndodhej një djalë.
Gjatë marrjes në pyetje 30-vjeçarja është detyruar të pranojë se ka qenë Koka ai i cili i ka kërkuar që të merrte përsipër fajësinë, duke i premtuar se do e lironte dhe se nuk do bënte burg.
Por ndërsa është ballafaquar me dëshminë e Ildës dhe të dëshmitarëve të rastit, 40-vjeçari durrsak, ka pranuar fajësinë. Por pavarësisht kësaj edhe partnerja e tij, u vu nën akuzë për dëshmi të rremë. Mësohet se Halil Kokës, vetëm tre ditë më parë, policia i kishte bllokuar patentën për tejkalim shpejtësie.
Pas disa veprimeve hetimore, shërbimet e policisë kanë dokumentuar se ishte Halil Koka drejtuesi i mjetit, që shkaktoi aksidentin rreth orës 07:40 tek Mali i Robit, ndërsa Ilda Parroj, rezultoi se ishte pasagjere në këtë mjet.
Për ku ishin nisur viktimat
Viktima Edlira Pisku 34 vjeçe ishte nisur nga Golemi ku jetonte për te familjarët e saj në Berat, pas një telefonate që kishte marrë për gjyshen e sëmurë.
Bashkë me të ishte edhe i vjehrri 69 vjeç Xhemil Pisku. Të dy mbeten të vdekur në vend, pasi makina që ecte me shpejtësi i përplasi në anë të rrugës. Pas kësaj tragjedie të madhe për familjen Pisku lajmi i mirë është se djali i saj, vetëm 8 vjeç i ka shpëtuar aksidentit tragjik dhe ndodhet në spital në gjendje më të stabilizuar.
Edlira la dy djem jetim. I shoqi punonte në emigracion në Greqi. /a.y/noa.al
Aksidenti tragjik në Golem, zbulohen të tjera fakte të reja
Aksidenti me dy të vdekur dhe një të plagosur tek “Mali i Robit”, identifikohen viktimat
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





