Transmetuar më 17-02-2018, 10:52

Policia ka zbardhur detaje të reja lidhur me ngjarjen e djeshme të ndodhur në Selitë, ku pas një sherri në lokal, pronari nxori armën dhe plagosi dy persona.

Burime policore bëjnë me dije se janë arrestuar Florjan Musaj, 25 vjeç, dhe Gjon (Valmend) Pelivani, 28 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Si dhe është bërë shpallja në kërkim e dy  personave të dyshuar si bashkëpunëtor për ketë ngjarje, konkretisht: F. P., 24 vjeç, dhe R. P., 22 vjeç, të dy banues në Tiranë, për veprën penale “Vrasje me dashje” mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim, dhe “Mbajtje pa leje të armëve dhe municionit luftarak”.

Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në rrugën "Irfan Tomini",  ku gjatë një konflikti të çastit  ka mbetur i plagosur shtetasi Gjon Pelivani dhe R.H., 31 vjeç, të cilët ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Gjithashtu është  sekuestruar  një armë zjarri  pistoletë me një krehër me dy fishekë. Materialet proceduriale, iu kaluan për hetim të mëtejshëm Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, në ngarkim të shtetasve të mësipërm./b.l/noa.al/

Përplasja me armë zjarri në Tiranë, identifikohen të plagosurit

Personi i plagosur në Tiranë, rezulton me dy emra. Zbulohet konflikti me Shullazin

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd