Transmetuar më 11-02-2018, 10:04

Gjykata e Shkodrës ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj tre të arrestuarve të dyshuar për atentatin ndaj shtetasit Lulzim Kulla, ndaj të cilit u vendos një sasi prej 400 gram tritol.

Autorët e atentatit u kapën pak ditë më parë, pas një aksioni të gjerë të Policisë së Shkodrës dhe Elbasanit.

Shtetasit Endri Çopja, Alger Lulaj dhe Serxho Teta janë shoqëruar sot në gjykatë nën masa të rrepta sigurie, ndaj të cilëve u dha masa e sigurisë “arrest me burg”.

Atentati shkaktoi plagosjen e 8 personave, midis të cilëve Lulzim Kulla, i cili mbeti i plagosur rëndë.

Mësohet se tre të arrestuarit të kenë mohuar kategorikisht që të kenë lidhje me ngjarjen në fjalë, ku i plagosur mbeti edhe objektivi i atentatit, Lulzim Kulla.

Nga salla e gjyqit  ata thanë se nuk kishin lidhje me shpërthimin dhe se sot kishte qenë hera e parë që kishin shkuar në Shkodër.

Ngjarja ndodhi më 31 janar të këtij viti në mes të ditës në një zonat më të populluara të qytetit verior, ndërsa lënda eksplozive shpërtheu teksa Kulla tentonte të hipte në makinën e tij./b.l/noa.al/

Atentati me tritol ndaj Lulzim Kullës, tre autorët e dyshuar sot para gjykatës

Atentati ndaj Lulzim Kullës, policia zbardh ngjarjen dhe arreston autorët e dyshuar

Atentati me tritol ndaj Lulzim Kullës, arrestohen 7 persona

Atentati me tritol në Shkodër ndaj Kullës, policia e Elbasanit shoqëron 4 të dyshuar

Atentati ndaj të “fortit” të Shkodrës, Kulla: Nuk e di kush e ka vënë tritolin

Atentati me eksploziv, si u kthye Lulzim Kulla në “tmerrin” e shkodranëve