


Zbardhet grabitja e ndodhur gjatë natës duke zbardhur e shtuna, ku një argjendari ra pre e grabitjes, ndërsa dera e saj u hap duke u goditur me një makinë.
Gjatë ditës së sotme bëhet me dije se është arrestuar autori i dyshuar F.Vukaj, nga fshati Rrenc i Ri.
Ai dyshohet se ka grabitur argjendarinë në qytetin e Shkodrës.
Argjendaria me pronar shtetasin E. D., u vodh me thyerje rreth orës 02:54, në lagjen “Vasil Shanto”, Shkodër.
Shërbimet e policisë kanë shkuar në kohë reale në vendngjarje, ku në afërsi të objektit autorët kanë braktisur automjetit që dyshohet se kanë kryer vjedhjen dhe duke përfituar nga errësira e moti i keq kanë mundur të largohen.
Mjeti Wolksvagen, pa targa, i goditur në pjesën e përparme dyshohet të jetë mjeti i përdorur për goditjen dhe thyerjen e qepenit të argjendarisë. /a.y/noa.al
Grabitja e argjendarisë në Shkodër, policia zbardh ngjarjen
Grabitet argjendaria në Shkodër, hajduti dëmton qepenin dhe thyen xhamat
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





