
Një argjendari ka rënë pre e grabitjes gjatë orëve të para të mëngjesit nga një person ende i paidentifikuar.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:50 në qytetin e Shkodrës, ndërsa argjendaria e grabitur ndodhet pranë tregut valutor.
Sipas të dhënave të para mësohet se autori ka dëmtuar fillimisht qepenat, ka thyer xhamat dhe më pas ka hyrë brenda, duke kryer vjedhjen.
Nuk ka ende asnjë informacion lidhur me vlerën që mund të jetë grabitur, por dyshohet se dëmi kap vlerën prej 4-5 milionë lekë të vjetër duke marrë bizhuteri argjendi.
Nga kamerat e sigurisë është parë se hajduti ka qenë me kapuç, gjë që e bën edhe më të vështirë identifikimin e tij.
Pasi ai kishte hyrë në argjendari, kishte rënë sinjali dhe policia private ka ardhur menjëherë në vendngjarje, por ai ishte larguar. Ndërkohë nga e tyre, efektivët e policisë ka nisur hetimet dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit. /b.l/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





