Transmetuar më 03-02-2018, 09:22

Detaje të reja kanë dalë nga grabitja e argjendarisë në qytetin e Shkodrës në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Burime nga policia bëjnë të ditur se argjendaria është vjedhur me thyerje rreth orës 02:54, në lagjen “Vasil Shanto”, Shkodër, me pronar shtetasin E. D.

Shërbimet e policisë kanë shkuar në kohë reale në vendngjarje, ku në afërsi të objektit autorët kanë braktisur automjetit që dyshohet se kanë kryer vjedhjen dhe duke përfituar nga errësira e moti i keq kanë mundur të largohen.

Mjeti Wolksvagen, pa targa, i goditur në pjesën e përparme dyshohet të jetë mjeti i përdorur për goditjen dhe thyerjen e qepenit të argjendarisë.

Grupi hetimor në vendngjarje ka fiksuar dhe administruar çdo provë të vlefshme në funksion të zbardhjes së ngjarjes. Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve. /b.l/noa.al/

Grabitet argjendaria në Shkodër, hajduti dëmton qepenin dhe thyen xhamat

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd