Transmetuar më 05-02-2018, 12:41

Dalin pamjet e aksidentit tragjik të ndodhur paraditen e sotme në Elbasan, kur një makinë mori përpara tre kalimtarë, duke shkaktuar vdekjen e njërit prej tyre.

Aksidenti ndodhi tek Rrethrrotullimi i Bradasheshit në Elbasan, ku mjeti me targa AA 743 JA drejtuar nga 35-vjeçari Y.H., banues në Elbasan përplasi tre kalimtarë.

Njëri nga këmbësorët gjeti vdekjen, konkretisht një grua me emrin Violeta Stoçeni 48 vjeçe nga Bradasheshi.

Në videon e publikuar nga ‘JOQ’, shihet momenti i përplasjes, ku automjeti ngre në ajër tre kalimtarët.

Pamjet që gjeni më poshtë janë vërtetë të rënda dhe përplasja duket shumë e fortë.

Policia bëri shoqërimin e drejtuesit të mjetit në komisariat për veprime të mëtejshme. /a.y/noa.al

Aksidenti me një të vdekur dhe dy të plagosur në Elbasan, identifikohet viktima

Makina masakron kalimtarët në Elbasan, vdes një grua, plagosen dy të tjerë 

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd