Transmetuar më 05-02-2018, 10:54

Kur kanë kaluar disa orë nga aksidenti i rëndë i ndodhur paraditen e sotme në qytetin e Elbasanit ku një grua gjeti vdekjen dhe dy të tjerë ndodhen në gjendje të rëndë, policia ka bërë të mundur edhe identitetin e viktimës.

Mësohet se kalimtarja që gjeti vdekjen si pasojë e përplasjes nga automjeti me targa AA 743 JA është 48 vjeçarja Violeta Stoçeni, banuese në Bradashesh.

Aksidenti tragjik u regjistrua tek rrethrrotullimi i Bradasheshit në Elbasan, ku mjeti me targa AA 743 JA drejtuar nga 35-vjeçari Y.H., banues në Elbasan ka aksidentuar tre kalimtarë.

Ndërkohë dy të tjerët janë dërguar për mjekim në spitalin e Elbasanit dhe aktualisht ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore.

Sakaq drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariatin e Policisë Elbasan për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit. /b.l/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd