


Dalin detaje nga aksidenti i rëndë i ndodhur paraditen e sotme, ku një makinë ka përplasur tre kalimtarë, duke shkaktuar vdekjen e njërit prej tyre.
Tek Rrethrrotullimi i Bradasheshit në Elbasan, mjeti me targa AA 743 JA drejtuar nga 35-vjeçari Y.H., banues në Elbasan ka aksidentuar tre kalimtarë.
Njëri nga këmbësorët ka gjetur vdekjen, konkretisht një grua me emrin Violeta Stoçeni 48 vjeçe nga Bradasheshi.
Ndërkohë dy të tjerët janë dërguar për mjekim në spitalin e Elbasanit.
Sakaq drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariatin e Policisë Elbasan për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit. /a.y/noa.al
Makina përplas 3 persona në Elbasan, një i vdekur dhe dy të plagosur
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





