Transmetuar më 05-02-2018, 10:05

Një aksident tragjik është shënuar paraditen e sotme, ku një makinë ka përplasur dy kalimtarë.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur tek rrethrrotullimi i Bradasheshit në Elbasan.
Mësohet se njëri nga kalimtarët ka gjetur vdekjen e menjëhershme, ndërsa dy të tjerët ndodhen në spital.
Nga të dhënat paraprake, mësohet se viktima është Violeta Stoçeni 48 vjeçe nga Bradasheshi.
Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes, ndërkohë që policia ka mbërritur në vendin ku ndodhi aksidenti dhe po vijon hetimet. /a.y/noa.al
Foto ilustruese
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





