
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Lu, ka shkuar paraditen e sotme në Kryeministri, ku po zhvillon një takim me kreun e qeverisë Edi Rama.
Takimi mes kryediplomatit amerikan dhe Kryeministrit nisi rreth orës 10.00 dhe zgjati pak më shumë se një orë.
Ambasadori Lu reagoi këtë të mërkurë, duke kritikuar politikën, policinë dhe prokurorinë, për mos mbajtjen e premtimit për arrestimin e kokave të mëdha të krimit.
“Politikanëve, policëve dhe prokurorëve: ju u zotuat përpara popullit shqiptar dhe përpara nesh. Ne investuam në burimet për t’ju ndihmuar në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Ku janë rezultatet? Populli shqiptar do që t’i jepet fund pandëshkueshmërisë. Komuniteti ndërkombëtar kërkon rezultate konkrete përpara vendimeve të rëndësishme këtë pranverë. Tik-tak”, thuhej në mesazhin e ambasadorit Lu.
Sakaq më herët gjatë paradites së sotme, edhe ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj pati një takim me kryeprokuroren Arta Marku, ku në fokus ishte goditja e bandave të rrezikshme të krimit në Shqipëri. /a.y/noa.al
Grupet kriminale, ministri Xhafaj takon kryeprokuroren Marku
Iku janari, por asnjë “peshk” i madh nuk u arrestua! Ambasadori Lu “fshikullon” politikanët
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





