Transmetuar më 02-02-2018, 09:30

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj i ka shkuar në zyrë kryeprokurores Arta Marku, në orët e para të ditës së sotme.

Mësohet se takimi ka në fokus forcimin e bashkëpunimit me dy institucioneve për goditjen e 41 grupeve kriminale.

Ministri dhe prokurorja e përgjithshme e përkohshme, pritet të nënshkruajnë një pakt, që ka të bëjë me bashkëpunimin për arrestimin dhe dënimin e 41 grupeve kriminale, që veprojnë brenda dhe jashtë vendit.

Kjo pasi ministri Xhafaj deklaroi pak ditë më parë në një intervistë televizive se një pjesë e këtyre grupeve kanë investuar në politikë.

“Kemi të identifikuar 41 grupe kriminale. 17 janë grupe të rrezikshme që do të jenë pjesë e çështjeve që do të hetohen task forca speciale në qendër. Pjesa tjetër do të jenë task forca rajonale. Po punojmë me prokurorinë të bëjmë një memorandum bashkëpunimi. Është e vërtet që disa nga këto grupe kriminale kanë investuar dhe lidhje me politikën. Kanë investuar në biznese të ndryshme kanë investuar dhe në media. Vazhdojnë të investojnë për të fabrikuar lajme”, deklaroi Xhafaj pak ditë më parë. /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd