
U tha që janari do të ishte muaji në të cilin do të niste arrestimi i të ashtuquajturve, “peshqit” e mëdhenj.
Sot, jemi në fund të muajit të parë të vitit 2018, dhe asnjë nga “peshqit” nuk ka rënë në tavën e drejtësisë së vonuar.
Ai që nxorri nga fjalori artikulimin “peshq të mëdhenj”, ishte ambasadori Donald Lu, i cili ishte i bindur se diçka do të ndodhte.
Lu ka reaguar këtë të mërkurë, duke kritikuar politikën, policinë dhe prokurorinë, për mosmbajtjen e premtimit.
“Politikanëve, policëve dhe prokurorëve: ju u zotuat përpara popullit shqiptar dhe përpara nesh. Ne investuam në burimet për t’ju ndihmuar në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Ku janë rezultatet?
Populli shqiptar do që t’i jepet fund pandëshkueshmërisë. Komuniteti ndërkombëtar kërkon rezultate konkrete përpara vendimeve të rëndësishme këtë pranverë. Tik-tak”, thuhet në mesazhin e Donald Lu. /k.k/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





