
Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, akuzon Kryeministrin Edi Rama, si gënjeshtar sa u takon negociatave me Greqinë.
Ai thotë se Kryeministri u çorr për kufirin detar me Greqinë, duke nënvizuar se tani të largohet se gënjeu.
“Kryeministri ka klithur e ulëritur deri në neveri për çështjen e kufirit detar me Greqinë. Gjeti edhe tradhtarë e armiq të popullit. Po sot të gjithë mësuam se ujërat greke do të zgjerohen me 12 milje”, shkruan Vasili në Facebook.
Përfundimisht ky Kryeministër sipas tij, mbetet gënjeshtar pa shërim siç gënjeu edhe për çështjen çame.
“Ka vetëm një këshillë lidhur me këtë individ, që është sinonim i gënjeshtrës:
Mos e besoni!”, thotë në mbyllje të qëndrimit Petrit Vasili. /a.y/noa.al
Kotzias: Ujërat greke zgjerohen me 12 milje, shpresojmë që pakti të arrihet në prill
Dialogu Shqipëri-Greqi, Kotzias: Çështja çame, nuk është objekt diskutimi
Bisedimet Shqipëri- Greqi, Bushati: Mos politizohet çështja, s’kemi pretendime territoriale
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





