
Një ditë pasi ministri i jashtëm grek ka sqaruar opinionin publik në Greqi si dhe opozitën për bisedimet me Shqipërinë dhe takimin me homologun shqiptar Ditmir Bushati në Korçë, Nikos Kotzias ka folur sërish për këtë çështje në një intervistë për televizionin grek ERT.
Kreu i diplomacisë greke, Kotzias ka treguar detaje të reja nga bisedimet mes ministrit tonë të jashtëm, Ditmir Bushati.
Gjatë intervistës, ai ka pranuar se një pjesë e rëndësishme e takimit ka qenë për ujërat territoriale. “Në këtë kuadër Shqipëria pranoi zgjerimin e ujërave greke me 12 milje detare.
Spresojmë që pakti të arrihet në muajin prill të këtij viti. Shqipëria gjithashtu do korrigjojë edhe tekstet shkollore", ka thënë Kotzias.
Kotzias përshëndeti Shqipërinë edhe për dhënien e nënshtetësisë së kryepeshkopit Jnaullatos dhe zbatimin e marrëveshjes për varrezat greke.
Sa për çështjen çame, ai ka deklaruar se nuk e pranojnë, "nuk ka çështje çame, pavarësisht faktit se Tirana dëshiron ta vërë atë në tavolinë".
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





