Transmetuar më 29-01-2018, 12:34

Disa prej anëtarëve të Komisionit të Jashtëm kanë thirrur sot në një seancë dëgjimore ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati për të raportuar për ecurinë e bisedimeve me Greqinë si dhe takimin me Kotzias.

Bushati tha se duhet të politizohet me këtë çështje dhe bisedimet me Greqinë për çështjet e mbetura pezull kanë nisur që në vitin 2013. Ministri u shpreh se çështja e gërmimit për gjetjen e varrezave greke është sipas pikëpamjes ligjore.

"Nëse nuk ka interes ndërpresim seancën, pasi po bëhet kakofoni me këtë dëgjesë. Ka paqartësi për bisedimet me Greqinë. Në bisedimet me Greqinë është ulur me vullnetin e mirë për të gjetur një zgjidhje. Bisedimet nuk kanë filluar dhe nuk kanë nmbaruar në Korçë dhe dua të them që të mos politizohet me këtë çështje. Ky proces ka nisur që në fund të vitit 2013. Statusi i varrezave po bëhet sipas pikëpamjes ligjore", tha Bushati.

Bushati foli më tej për ecurinë e marrëdhënieve dhe fushat ku po diskutohet me Greqinë, ndërsa theksoi se në lidhje me çështjen çame Shqipëria nuk ka asnjë pretendim territorial.

“E para duke iu përmbajtur dhe duke iu referuar protokollit të Firences ne shprehim angazhimin tonë të qartë dhe të palëkundur për mosndryshimin e kufijve. Pra jo vetëm Shqipëria nuk ka asnjë pretendim territorial, por për më tepër dënojmë çdo pretendim të tillë dhe çdo kërkesë që  mund të vijnë nga çdo kërkes. Përshëndesim qëndrimin  e qeverisë greke dhe dënojmë vendimin që qeveria greke i bën akteve që flasim për marrje të territoreve”, u shpreh Bushati. /b.l/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd