












Ka qëndruar vetëm pak minuta pankarta e shpalosur në sheshin “Skënderbej”, nga protestuesit e opozitës.
Kjo pasi punonjës të Policisë Bashkiake dhe Policisë së Shtetit, siç mund të shihni në videon më poshtë heqin pankartën ku shkruhej “Drejtësi për Ardit Gjoklaj”.
Protestuesit opozitarë pretendojnë se nuk u është dhënë asnjë shpjegim mbi këtë veprim, por janë mjaftuar me fjalët se kanë urdhër për të bërë diçka të tillë.
Po ashtu deklarojnë se asnjë ligj nuk e detyron marrjen e lejes nga bashkia që qytetarët të mbajnë banderolë në dorë.
Në sheshin “Skënderbej” paraditen e sotme u shpalos një prej simboleve kryesore të protestës, portreti gjigant i 17-vjeçarit Ardit Gjoklaj, i cili humbi jetën në landfillin e Sharrës.
Protestuesit e cilësojnë si simbolin e viktimës nga mafia e plehrave. Fotografia e tij është stampuar në një sipërfaqe 100 metra katrorë me mbishkrimin “Drejtësi për Ardit Gjoklaj”.
Arditi ishte një 17 vjeçar që punonte në landfillin e plehrave në Sharrë. Partia Demokratike akuzon se Bashkia e Tiranës dhe firma e fshehën vrasjen aksidentale të Arditit për te fshehur përgjegjësinë penale dhe morale për vdekjen e Arditit, që punonte në landfill për të siguruar paratë për librat e shkollës. /a.y/noa.al
Shpaloset në shesh simboli i protestës, portret 100 metër katrorë: “Drejtësi për Arditin”
Sot protesta e opozitës, qytetarë nga rrethet vijnë drejt Tiranës me një targë të veçantë
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





