Transmetuar më 27-01-2018, 08:26

Mesditën e sotme, në orën 12.00 kryetari i Partisë Demokratike dhe aleatja e tij opozitare, liderja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, do të prijnë protestuesit në bulevard.

Por tashmë kanë nisur të vijnë protestuesit nga qytete të ndryshme drejt Tiranës.

Një pjesë e tyre mbajnë me vete targën “AA 003 GB”, targa e makinës ‘Audi’ të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Makina me këtë targë ishte pronë e Saimir Tahirit dhe, sipas Partisë Demokratike, përdorej nga banda e Habiljave për lehtësimin e trafikut ndërkombëtar të kanabist që më nëntor 2013, pasi Partia Socialiste erdhi në pushtet, deri në tetor 2017, kur Antimafia italiane arrestoi bandën.

Protestuesit e mbajnë targën AA 003 GB me mbishkrimet “narkoshteti” dhe “të paprekshëm”.

Përdorimi i makinës së Ministrit të Brendshëm me targën AA 003 GB nga banda e Habiljave u denoncua nga oficeri Dritan Zagani në tetor 2015. /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd